Afera Beqiri – Agasi në AKSHI dëme të rënda, reagon Dhoma Amerikane e Tregtisë

spot_img
Advertisements

Dhoma Amerikane e Tregtisë ka reaguar zyrtarisht mbi zhvillimet e fundit që lidhen me funksionimin e sistemeve digjitale qeveritare, duke vënë theksin te roli i AKSHI-t dhe problematikat e shfaqura në platformën e-Albania, në një moment kur AKSHI ndodhet në qendër të një prej dosjeve më të bujshme penale të viteve të fundit, me dy biznesmenët në arrati Ermal Beqiri dhe Ergys Agasi.

Në deklaratën e saj, Dhoma Amerikane e Tregtisë vlerëson investimet publike në digjitalizim si një hap drejt modernizimit të administratës, por paralajmëron se mungesa e auditimit të pavarur, standardeve të sigurisë dhe përditësimit të vazhdueshëm përbën rrezik serioz për stabilitetin ekonomik, vazhdimësinë e bizneseve dhe sigurinë kombëtare.

Shqetësimi kryesor i AmCham lidhet drejtpërdrejt me AKSHI-n dhe funksionimin e e-Albania-s. Sipas raportimeve të anëtarëve të saj, shërbimet digjitale qeveritare po funksionojnë në mënyrë të paqëndrueshme, me ndërprerje të shpeshta, vonesa, akses të kufizuar gjatë orareve të ngarkuara dhe performancë të paparashikueshme.

spot_img

Latest articles

Related articles