Lita: Rama mund ta shohë veten në vendin e Berishës në SPAK

spot_img
Advertisements

Rama mund ta shohë edhe veten e tij në vendin e Berishës në SPAK“. Kështu u shpreh gazetari Lavdrim Lita në Off the record me Andrea Dangllin në A2 CNN, duke komentuar thirrjen e kryeministrit Rama në Spak për dosjen Partizani, për të cilën është i pandehur Sali Berisha. Sipas tij, prania e një kryeministri në detyrë në një proces të tillë mund të sjellë tension dhe ngarkesë emocionale në sallën e gjyqit për faktin se do të dëshmojë për ish-kryeministrin, të cilin e ka akuzuar në dekada.

Në radhë të parë pozitat janë të ndryshme në këtë proces, sepse zoti Rama është dëshmitar për paraardhësin e tij zotin Berisha. Kemi një kryeministër në detyrë i cili është dëshmitar në gjyqin e ish-kryeministrit Berisha dhe dëshmitari me të pandehurin janë dy gjëra të ndryshme, sepse dëshmitari mund të lexojë dhe një fletë A4 në gjyq për të dhënë dëshminë e tij sipas procedurës dhe mund të dalë jashtë derës pas dy minutash. Por është e pazakontë dhe aty do kemi një gjendje të acaruar e emocionale të kryeministrit i cili shfaqet për herë të parë një sallë gjyqi si dëshmitar për të dhënë dëshminë për ish-kryeministrin Berisha të cilin e ka akuzuar këto 25 vite për shumë akuza dhe duhet të tregohet i qartë dhe serioz përballë gjykatës dhe ndoshta mund të projektojë dhe veten e tij në invers në të ardhmen

spot_img

Latest articles

Related articles