Një fëmijë 4-vjeçar në Vlorë ka ndërruar jetë ditën e premte pasi ishte paraqitur pa shenja jete në spital.
Familja, e cila jeton në Palasë, e ka dërguar me urgjencë deri në Orikum. Prej aty, ambulanca e Orikumit e ka marrë pa shenja jete. Ekzaminimi paraprak nuk ka konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera.
Sipas mediave, 4-vjeçari ka qenë për një javë me simptoma temperature, të vjella e diarre.
Vijojnë ekzaminimet e mëtejshme mjeko-ligjore për përcaktimin e shkakut të vdekjes së të miturit.



