Ndahet nga jeta Abdi Baleta, ish ambasador i Shqipërisë në OKB dhe një nga themeluesit e PD-së

spot_img
Advertisements


Ish-ambasadori i Shqipërisë në OKB dhe një nga ish-themeluesit e Partisë Demokratike, Abdi Baleta ka ndërruar jetë në moshën 84 vjeçare.

Abdi Baleta lindur në fshatin Gur i Bardh të Matit në vitin 1941. Studioi për marrëdhënie ndërkombëtare në Moskë dhe u diplomua për drejtësi në Universitetin e Tiranës, në vitin 1964.

Deri në vitin në vitin 1983, Baleta shërbeu në diplomacinë e shtetit shqiptar si punonjës e drejtor në Ministrinë e Jashtme dhe ambasador e përfaqësues i Shqipërisë në OKB, në New York, SHBA. Ai kreu detyrën e Kryetarit të Gjykatës së Rrethit në Pogradec nga viti 1983 deri në vitin 1987 dhe të pedagogut të së drejtës ndërkombëtare në Fakultetin e Drejtësisë nga 1987 në vitin 1995.

Ndahet nga jeta Abdi Baleta, ish ambasador i Shqipërisë në OKB
Abdi Baleta
Në vitet 1991-1996 u zgjodh deputet i Partisë Demokratike në Kuvendin e Shqipërisë. Në 1994 Baleta u largua nga Partia Demokratike dhe krijoi një forcë tjetër politike e cila u pagëzua “Rimëkëmbja Kombëtare”.

Varrimi bëhet të shtunën, data 20. 09. 2025. Nisja nga shtëpia funerale Alba 2000, Rruga e Durrësit, në orën 12:00. Varrimi bëhet në Tufinë

Latest articles

Related articles