Indrit Vokshi: Armatosje po, vjedhje përmes armatosjes, jo!

spot_img
Advertisements

Për huanë 300 milion$ me ShBA:

Armatosja e Shqipërisë është jetike!

Shteti shqiptar duhet të rikuperojë kohën e humbur dhe mbetjen mbrapa në ushtri. Deri në vitet 1960, ushtria shqiptare ka pasur sistemin raketor më të mirë në botë, S-75 Divna. Ketë e siguroi në kuadër të Traktatit të Varshavës.

Pas prishjes me Bashkimin Sovjetik, sistemet e reja si S-125 Neva nuk iu dhanë Shqipërisë dhe ushtria mbeti mbrapa duke mos ecur me hapin e kohës. Njejtë ndodhi edhe me Mig-19 dhe Mig-21 dhe me të gjitha llojët e armëve. Sado Kina na i zëvëndësoi me sisteme relevante përsëri mbetëm mbrapa dhe prishja me Kinën e la edhe më mbrapa ushtrinë.

Pas vitit 1990 u bë gabimi katastrofik. Armatimi nuk duhej asgjësuar por duhej këmbyer e konvertuar; shit sasi të madhe për vende të “botës së tretë”, bli 1/3 nga ShBA dhe zevëndëso armatimin. Nuk e asgjëson shteti ushtrinë e vet. Mirëpo në pushtet dominoi banditizmi, papërgjegjësia, anti-shtetarizmi; shitën gjithçka, pranuan çdo marrëveshje, vetëm që të huajt tiu jepnin “çertifikatë” dhe legjitimitet për të vjedhur e përvetësuar prona.

Sot e në vazhdim qasja duhet të ndryshojë; nuk mund të rrimë gjithmonë njëlloj. Siç asokohe i siguruam në Traktatin e Varshavës, sot në NATO duhet të sigurojmë armatimin e teknologjisë së lartë, sigurisht në përputhje me kapacitetet tona. Përveç armatimit duhen përgatitur edhe njësitë luftuese për të mos mbetur vetëm me Eagle-1, Eagle-2 apo Eagle-3 nga misionet e Afghanistanit.

Megjithatë duhet kontrolli i rreptë. Vërtet ShBA ka interes ta fortifikojë Ballkanin Perëndimor dhe të shesë armatimet e veta dhe ne gjithashtu kemi interes për ketë. Mirëpo këta vjedhin edhe në ushtri, këta vjedhin çdo kontratë, çdo transaksion dhe ka rrezik të shpenzojnë miliona e të mos arrijnë objektivat. Sepse këta nuk kanë besnikëri ndaj shtetit. Këta nuk i lidh asgjë me ushtrinë, shërbimet, sigurinë dhe objektivat afatgjata doktrinare.

Nevojitet që kjo çështje të mbahet nën kontroll e vëmendje të rreptë. Armatosje po, vjedhje përmes armatosjes, jo. Sepse vjedhja saboton gjithçka.

spot_img

Latest articles

Related articles