Ujësjellësi i Tiranës paguan 100 milion lekë për të parë “a janë mirë nga mendja punonjësit”

spot_img
Advertisements

Drejtori i Ujësjellës-Kanalizimeve Tiranë, Flauers Shoshi ka ndërmarrë një hap të pazakontë përmes një prokurimi publik me fond limit 100 milionë lekë me TVSH.

Më 20 korrik 2026, ai ka shpallur procedurën e prokurimit publik, me objekt: “Ristrukturim dhe monitorim i vënies në zbatim të strukturës organizative të Shoqërisë Ujësjellës-Kanalizime Tiranë”, me fond limit 11 milionë lekë me TVSH dhe datë zhvillimi më 3 gusht.

Në dokument thuhet se tenderi ka të bëjë me riorganizimin e strukturës së drejtimit dhe të burimeve njerëzore, me qëllim që në Ujësjellësin e Tiranës të ketë eficencë drejtim punësh dhe që Tirana të furnizohet me ujë të pijshëm pa nërprerje.

Por në prcesverbalin ‘Për argumentimin dhe miratimin e specifikimeve teknike dhe kritereve për kualifikim’ të tenderit shërbimi ka si objekt kontrollin neuropsikik dhe neurolinguistik të shefave dhe zyrtarëve të këtij ujësjellës-kanalizimesh.

“Objekti i kësaj procedure nuk konsiston vetëm në hartimin e një strukture të re organizative, por përfshin një proces të plotë analize organizative, vlerësimi të roleve dhe përgjegjësive, analizë të kompetencave të stafit, zhvillim të profileve të punës, menaxhim të ndryshimit organizativ dhe mbështetje gjatë fazës së implementimit të strukturës së re,”-thuhet në dokument.

Sipas specifikimeve të tenderit, këtë kontroll psikomendor do ta kryejnë 3 ekspertë të psikometrisë, për të matur ngarkesën psikologjike të shefave dhe zyrtarëve të Ujësjellësit të Tiranës, për të matur sjelljet, qëndrimin, personalitetin dhe aftësitë mendore të tyre për të kryer detyrën.

UKT e Tiranës hap tender 100 mln lekë për kontrollin mendor

Në dukument thuhet se kërkesa për tre specialistë justifikohet nga numri i madh i punonjësve që duhet të analizohen dhe nevoja për zhvillimin paralel të procesit të vlerësimit në disa njësi organizative.

Ndërsa 1 ekspert do të jetë i fushës neurolinguistike, që do të verifikojë etikën dhe nivelin e komunikimit të zyrtarëve, duke krahasuar matjet neuropsikike dhe të shëndetit mendor në përballimin e ngarkesave. Kontrolli do të kryhet gjatë 5 muajve shtator 2026 – janar 2027./Zëri

spot_img

Latest articles

Related articles