U zgjodh nga lista e PD, Mesila Doda del “single”

spot_img
Advertisements

Deputetja që doli nga listat e PD në Tiranë, Mesila Doda nuk do jetë pjesë e asnjë grupi opozitar të opozitës në Parlament.
Burime bëjnë me dije se Doda ka vendosur të jetë e pavarur, duke mos pranuar atashimin në asnjë prej 3 grupeve të opozitës.
Ndërkohë, përvec grupit parlamentar të PD dhe atij të PL që u plotësua me 3 demokrat, ka mbledhur frimat e nevojshme për t’u krijuar edhe grupi parlamentar i drejtuar nga Fatmir Mediu.
Këtij grupi i janë bashkuar Vangjel Dule nga PBDNJ, Artan Luku PAA, Greta Bardeli nga PD, Denisa Vata nga PD, Zija Ismaili nga PD dhe Fidel Kreka nga PD.
Me largimet e fundit dhe refuzimin e Mesila Dodës, grupi parlamentar i PD që drejtohet nga Gazment Bardhi rrudhet në 35 anëtarë.

Latest articles

Related articles