I dha Allegrit karton të kuq, por gjyqtari merr ndëshkim bashkë me VAR-in

spot_img
Advertisements

Kryesori Mateo Mercenaro sinjalizoi për penallti, por më pas u ftua nga Majkëll Fabri i VAR të shihte edhe një herë pamjet për atë aksion. Megjithatë, në vend që të shfaqte ndërhyrjen e parë të qartë të Lukumit ndaj Nkunku, ai pa vetëm të dytën gjatë aksionit, kur ndërhyrjen e bëri Frojler.

Kryesori mori vendimin të anulonte penalltinë, duke tërbuar Masimiliano Alegrin dhe lojtarë e Milanit, të cilët për fat ia dolën të merrnin fitoren në këtë sfidë pa këtë episod që të ndikonte ndeshjen. Por ky gabim kryesorit do i kushtojë të paktën një javë pushim, si dënim. Mediat italiane raportojnë se më keq pritet ta pësojë Fabri në VAR, pasi gabimi i përsëritjes është i tiji dhe për më tepër sinjalizimi se duhej të mos jepej kjo penallti, edhe pse faulli i Lukumit me shtyrjen dhe pengimin në këmbë ishte i dukshëm.

Latest articles

Related articles