“Një kapitull i ri për median”, Dhurata Çupi emërohet drejtoreshë e përgjithshme e “Focus Media News”

spot_img
Advertisements

“Focus Media News” ka kënaqësinë të njoftojë emërimin e znj.Dhurata Çupi si drejtoreshë e përgjithshme të këtij institucioni mediatik.

Ky emërim shënon jo vetëm një hap strategjik për rritjen dhe forcimin e mëtejshëm të zërit të pavarur të medias, por edhe një rikthim të një figure me integritet të lartë profesional dhe përvojë të thellë në fushën e komunikimit publik, administrimit dhe politikës

.– NJË PROFIL I KONSOLIDUAR PROFESIONAL

Dhurata Çupi ka ndërtuar një karrierë solide ndër vite, duke u afirmuar si një ndër zërat më të qartë dhe të angazhuar në jetën publike shqiptare. Ajo ka mbajtur funksione të rëndësishme në administratë dhe në politikë, ku është vlerësuar për seriozitetin, profesionalizmin dhe aftësinë për të menaxhuar sfida të mëdha me përkushtim dhe integritet. Me një formim të fortë akademik dhe një përvojë të spikatur në drejtimin e institucioneve, Çupi ka ditur të ndërtojë ura besimi me qytetarët dhe bashkëpunëtorët e saj, duke promovuar transparencën, etikën dhe dialogun si vlera thelbësore të lidershipit modern.

NGA ANGAZHIMI PUBLIK, TE DREJTIMI I MEDIAS

Përpara se të merrte drejtimin e “Focus Media News”, Dhurata Çupi ka shërbyer në role të rëndësishme në jetën politike dhe institucionale të vendit, ku ka dhënë kontribut të vyer në çështje që prekin drejtpërdrejt interesin publik, zhvillimin e zonave lokale dhe fuqizimin e gruas në vendimmarrje. Ajo është njohur për zërin e saj kritik, por konstruktiv, në mbrojtje të së drejtës për informimdhe të vërtetën. Znj.Dhurata Çupi ka përfunduar Fakultetin Juridik. Ajo ka qenë deputete e Partisë Demokratike në Qarkun e Dibrës nga viti 2016-2025. Çupi ka qenë anëtare e Komisionit parlamentar për Ekonominë dhe Financat, anëtare e disa Komisioneve Hetimore Parlament are, nënsekretare e Nënkomisionit për Qeverisjen Vendore, anëtare e Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunitetet, kryetare e Aleancës së Grave Deputete, anëtare dhe nënkryetare e Komisionit parlamentar për Ligjet, të Drejtat e Njeriut dhe Administratën Publike, si dhe trajnuese për Këshillin e Qeverisjes Vendore për Administrimin e Pronës Publike; kryetare e Këshillit Legjislativ, bashkëkryetare e Komisionit parlamentar për Reformën Territoriale, si dhe anëtare e Këshillit Kombëtar për Integrimin Evropian. Gjithashtu, Dhurata Çupi ka qenë drejtore e Drejtorisë Juridike pranë Bashkisë Tiranë, pedagoge e jashtme e lëndës “E drejta e qeverisjes vendore” në universitet, kryetare e Agjencisë së Inventarizimit dhe Trajtimit të Pronave Publike pranë Ministrisë së Brendshme, përgjegjëse e sektorit të ligjshmërisë në AITPP pranë Ministrisë së Pushtetit Vendor dhe juriste e Drejtorisë Juridike pranë Bashkisë Tiranë.

Latest articles

Related articles