Ambasadori i Ukrainës pëson infrakt në mal, kishte dalë shëtitje me gruan

spot_img
Advertisements

Ambasadori i Ukrainës në Shqipëri, Volodymyr Shukrov ka pësuar infarkt gjatë një vizite private në fshatin turistik të Voskopojës dhe është transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal të Korçës.

Ngjarja ka ndodhur paraditen e sotme, teksa diplomati ukrainas ndodhej në Voskopojë së bashku me bashkëshorten e tij, në një qëndrim jozyrtar. Sipas burimeve, ambasadori nuk kishte ndonjë takim pune të parashikuar në qark, por ishte në një vizitë turistike

Pas dhimbjeve të forta dhe shenjave të para të një goditjeje në zemër, ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Korçës, ku ka marrë ndihmën e parë mjekësore. Burime spitalore bëjnë me dije se gjendja e tij aktualisht është stabile, por për një trajtim më të specializuar, ai do të transportohet drejt Tiranës

Latest articles

Related articles