Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se është i gatshëm të vendosë sanksione të ashpra ndaj Rusisë, por vetëm nëse të gjitha vendet e NATO-s ndalojnë blerjen e naftës ruse dhe veprojnë të bashkuara.
- Advertisement –
“NATO duhet të ndalë blerjen e naftës nga Rusia. Unë jam gati të ‘shkoj’ kur të jeni ju. Vetëm më thoni kur”, shkroi Trump në platformën e tij “Truth Social”. Ai shtoi se mungesa e përkushtimit të plotë të aleancës për të “fituar” është tronditëse, dhe e ka dobësuar pozicionin negociues të Perëndimit në raport me Moskën.
Trump kritikoi gjithashtu qëndrimin e disa vendeve të NATO-s, të cilat sipas tij, nuk po veprojnë në mënyrë të sinkronizuar, duke dërguar sinjale të përziera ndaj Kremlinit.
Përveç Rusisë, Trump i bëri thirrje NATO-s të vendosë tarifa 50-100% ndaj Kinës, me pretendimin se një veprim i tillë do të përshpejtonte përfundimin e krizës në Ukrainë. Ai sugjeroi se këto tarifa mund të hiqen pas një zgjidhjeje paqësore.
Trump përsëriti edhe një herë narrativën e tij politike, duke e cilësuar luftën në Ukrainë si “lufta e Joe Biden dhe Volodymyr] Zelensky”, dhe paralajmëroi se nëse NATO nuk vepron sipas propozimeve të tij, SHBA po humbet kohë, energji dhe para.