Nga Dritan Demiraj
Ndërkohë që dje në Parlamentin e Shqipërisë shitej si një histori suksesi marrja hua e 302 milionë dollarëve në kuadër të programit FMF me SHBA-të në fushën e mbrojtjes, vendim shumë i vonuar dhe i bërë për të justifikuar gënjeshtrat me detyrimet për buxhetin e FA të Shqipërisë, erdhi menjëherë përgjigja e SHBA-ve nga raporti bombastik nga agjencia amerikane OSAC e cila përgatit raporte për Departamentin e Shtetit.
Raporti analizon atë që kemi thënë çdo ditë dhe përmbledhja kryesore e saj për situatën e krimit dhe të zbatimit të ligjit në vend është kjo:
- Raporti vlerëson se krimi i organizuar vazhdon të mbetet një nga kërcënimet kryesore për sundimin e ligjit në Shqipëri, ku rrjetet të cilat operojnë si brenda vendit kanë lidhje dhe bashkëpunim me grupet kriminale në Evropë dhe Amerikën Latine. Dhe nuk ka si të ndodhë ndryshe kur ata e marrin statusin e investitorit strategjik dhe priten në zyrë nga kryekorbi Rilindas.
- Raporti evidenton se trafikimi i kokainës, pastrimi i parave të pista, korrupsioni dhe mashtrimet financiare vazhdojnë të jenë burimet kryesore të të ardhurave të grupeve kriminale dhe se kriminaliteti i lidhur me drogën është identifikuar si një nga faktorët kryesorë të rritjes së kriminalitetit. Deri tani nga hetimet e agjensive të huaja të krimit kanë dalë në përgjime bashkëpunëtorë dhe porosis vrasjesh përfaqësues të lartë nga sorrat e Rilindjes.
- Raporti ngre shqetësimin se korrupsioni në disa nivele të administratës publike dhe të zbatimit të ligjit krijon mundësi për infiltrimin e grupeve kriminale, duke dobësuar efektivitetin e hetimeve dhe ndjekjes penale. A nuk ju kemi dhënë me dhjetra fakte për bashkëpunimin e korbit dhe të sorrave me krimin e organizuar?
- Raporti thekson se SPAK dhe BKH kanë intensifikuar hetimet ndaj korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar, por askush nuk po dënohet prej tyre, për shkak të rrjeteve të konsoliduara kriminale dhe korrupsionit të frikshëm institucional tek drejtësia. A nuk ju kemi thënë se reforma në drejtësi është bërë vetëm për të punësuar sorrat që kanë lidhje me korbin??
- Raporti deklaron se pastrimi i parave përmes sektorëve të ndërtimit, turizmit dhe investimeve “strategjike” vazhdon të konsiderohen një problem serioz për ekonominë dhe konkurrencën e ndershme. A nuk ju kemi thënë se të gjithë biznesmenët e korbit paguajnë haracin tek sorrat e pushtetit, siç e kanë vërtetuar hetimet dhe publikimet e përgjimeve të SPAK??
- Në raport evidentohet se grupet kriminale shqiptare kanë rol të rëndësishëm në rrjetet ndërkombëtare të trafikut të kokainës, duke bashkëpunuar me organizata kriminale në Itali, Belgjikë, Holandë dhe Amerikën Latine. A nuk jua kemi thënë në çdo analizë këtë prej 14 vitesh??
- Së fundi, raporti shpreh shqetësime për lidhje të forta dhe infiltrime të elementëve kriminalë në institucionet e larta shtetërore.
Tani normal që lind pyetja për patronazhistët dhe sorrat e Rilindjes: Çfarë partneriteti mund të bëjë Amerika me një qeveri që ka 14 vjet që konsiderohet si bazë operacionale e krimit të organizuar dhe që prej 59 ditësh e gjithë ajka e rinisë së vendit kërkon që të largohet një orë dhe më parë.
Prandaj është detyrë historike vazhdimi i protestave deri në largimin e KRYEKORBIT dhe të SORRAVE të RILINDJES dhe RIZGJIMIT TË REPUBLIKËS SË FLAMINGOVE.



