Vetëm tre ditë pas shpalljes së zgjerimit më të madh të operacioneve të saj në Shqipëri, Wizz Air, kompania ajrore udhëheqëse në vend dhe më e qëndrueshmja ndaj mjedisit në rajonin EMEA , shpalli sot një linjë të re direkte nga Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) drejt Vilniusit, Lituani (VNO), duke theksuar më tej angazhimin e saj afatgjatë ndaj Shqipërisë dhe pasagjerëve të saj.
Shitja e biletave për linjën e re hapet sot, më 12 Shtator 2025, ndërsa fluturimi i parë është planifikuar për më 31 Mars 2026. Linja do të operojë tre herë në javë, çdo të martë, të enjte dhe të shtunë, duke u ofruar udhëtarëve shqiptarë një udhëtim të përballueshëm drejt kryeqytetit lituanez.
Kryeqyteti lituanez, Vilniusi, njihet për Qytetin e Vjetër të përfshirë në listën e UNESCO-s, një ndërthurje e bukur e arkitekturës baroke, rrugicave me kalldrëm dhe trashëgimisë së pasur kulturore. Përtej bukurisë së tij, Vilniusi është gjithashtu një qendër dinamike biznesi, inovacioni dhe arsimi, duke e bërë atë një destinacion që i përshtatet si udhëtarëve për pushime, ashtu edhe atyre për biznes. Kjo linjë e re nuk do t’u mundësojë vetëm qytetarëve shqiptarëve të zbulojnë një nga qytetet më piktoreske të Balltikut, por do të mirëpresë edhe vizitorët lituanezë për të eksploruar historinë, natyrën dhe mikpritjen shqiptare.
Pas njoftimit më 9 Shtator për një avion të ri Airbus A321neo të gjeneratës më të fundit në verën e vitit 2026, katër linjave të reja dhe shtimin e frekuencave në katër linja ekzistuese, Wizz Air vazhdon të forcojë pozitën e saj udhëheqëse në tregun shqiptar. Aktualisht, kompania operon me 14 avionë të bazuar në Tiranë, duke fluturuar drejt 58 destinacioneve në 18 shtete dhe duke ofruar mbi 5.5 milionë ulëse në vit. Që nga fillimi i operacioneve të saj në Shqipëri në vitin 2017, Wizz Air ka transportuar mbi 19 milionë pasagjerë drejt dhe nga vendi, duke krijuar vende pune direkte për më shumë se 500 anëtarë ekuipazhi dhe duke mbështetur mijëra të tjerë në industri të ngjashme.
Salvatore Gabriele Imperiale, Menaxher i Komunikimeve Korporative në Wizz Air, u shpreh: “Jemi të lumtur të njoftojmë edhe një tjetër zgjerim të rrjetit tonë nga Tirana, këtë herë duke lidhur Shqipërinë me Vilniusin. Vetëm disa ditë pas zgjerimit tonë më të madh deri më sot, kjo linjë e re tregon edhe një herë angazhimin e fortë të Wizz Air ndaj Shqipërisë, Aeroportit Ndërkombëtar të Tiranës dhe ofrimit të mundësive të udhëtimit të përballueshëm, të besueshëm dhe efikas për pasagjerët tanë. Ne jemi plotësisht të përkushtuar të ofrojmë edhe më shumë destinacione për pasagjerët shqiptarë dhe të mbështesim gjithashtu ekonominë vendase. Pasagjerët shqiptarë na konsiderojnë si kompaninë e tyre vendase dhe ne duam t’i falënderojmë ata, të udhëhequr nga nisma jonë ‘Klienti Vjen i Pari’, e cila vendos pasagjerin në qendër të operacioneve tona dhe përfshin një investim prej mbi 14 miliardë euro gjatë tre viteve të ardhshme. Ne po vazhdojmë zgjerimin tonë në vend duke ofruar vazhdimisht eksperienca të reja dhe emocionuese udhëtimi.”
RRUGA MË E RE E WIZZ AIR NGA TIRANA
LINJA FREKUENCA TARIFA NGA FILLIMI I OPERIMEVE
TIRANA – VILNIUS E martë, E enjte dhe E shtunë 2990 LEK 31 mars 2026