“I mori 8 mijë euro klientit për…” Detaje nga aksioni i SPAK për avokatin, Besart Logu!

spot_img
Advertisements

Detaje të reja nga operacioni i SPAK, ku është është lëshuar masë sigurie për avokatin, Besart Logu.

Redaksia ka mësuar se ndaj tij është caktuar masa e sigurisë arrest shtëpie, i akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Avokati i ka marrë 8 mijë euro klientit dhe i ka premtuar të ushtrojë ndikimin e tij për të zgjidhur një çështje.

Hetimi është nisur nga prokurore Doloreza Musabelli.

Oficerët e BKH-së kryen disa kontrolle në terren e gjithashtu në zyrën e tij.

REAGIMI I AVOKATIT

Nga ana e tij, Avokati Besart Logu ka reaguar pasi ndaj tij SPAK ka caktuar masën “arrest shtëpie” nën akuzën për ushtrim të ndikimit të paligjshëm.

Avokati Logu thotë se nuk ka marrë para për ushtrim të ndikimit të paligjshëm dhe nuk ka takuar asnjë zyrtar drejtësie, ndërsa thekson se “lajmi i keq në gjithë këtë histori është se po tentohet kriminalizimi i sjelljes së avokatit”.

Avokati Logu dyshohet se i mori 8 mijë euro një klienti i cili akuzohej për mashtrim me TVSH dhe se qëllimi i tij ishte të ndikonte te prokurorët dhe gjyqtarët e Tiranës për lehtësim të masës së sigurisë.

Reagimi i SPAK

Në njoftimin zyrtar, SPAK ka bërë me dije se Besart Logu akuzohet për veprën penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, akuzë kjo e konsumuar më datë 13 dhjetor 2024.

Hetimet e deritanishme kanë pasqyruar se Besart Logu, në cilësinë e avokatit, i ka marrë klientit të tij një shumë prej 8 mijë eurosh, me qëllim shpërndarjen tek prokurori, gjyqtari dhe funksionarë të të tjerë të drejtësisë, për lirimin nga burgu të klientit e tij, S. C., premtim ky që nuk është realizuar. Theksohet se kjo shumë nuk ishte për kryerjen e shërbimeve avokative, por për ndikimin tek instancat më të larta.

Çështja penale në ngarkim të S. C., kishte të bënte me veprat penale “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”, kryer në bashkëpunim “Fshehja e te ardhurave” dhe “Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, kryer në bashkëpunim.

Latest articles

Related articles