Hapet zyrtarisht për qarkullim me të gjithë sinjalistikën përkatëse rruga Qukës-Qafë Plloçë.
Në inaugurimin e këtij aksi rrugor tejet të rëndësishëm, ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku.
“Është projekti më i gjatë dhe stërmundimshëm sepse u nis mbrapsht”, tha kryeministri Rama, duke shtuar se banorët e zonës kanë më në fund një “çlirim të madh”.
Banorët e pritën kryeminsitrin me daulle dhe kulaçin me kripë, një gatim tradicional i zonës.