Ekzekutohet me një plumb në kokë shqiptari në mes të Athinës

spot_img
Advertisements

Një shtetas shqiptar është vrarë me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne, në Agios Panteleimon, të Athinës, Greqi.

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë të hënë në darkë në Athinë, ku 47-vjeçari nga Gjirokastra, Artur Bashimi, është ekzekutuar me plumb në kokē. Viktima u qëllua me armë në rrugën “Mihail Boda 200” në lagjen “Agio Pantaleimona”. Burime paraprake bëjnë me dije se viktima ka plagë me armë zjarri në kokë. Forca të shumta të policisë greke kanë rrethuar vendin e ngjarjes dhe kanë nisur punën për zbardhjen dhe dokumentimin e plotë të saj.Artur Bashimi rezulton i arrestuar në shkurt 2022 si pjesë e një grupi kriminal që kryente vjedhje në mjetet e transportit publik. Ai është arrestuar sërish më pas në prill 2024, po si pjesëtar i një grupi kriminal që kryente vjedhje në Greqi.Artur Bashimi rezulton të jetë vëllai i 38-vjecarit Marsel Bashimi alias Marsel Shkurtaj alias Marsel Gozhita, person me precedentë të rëndë penalë në Greqi e Shqipëri.Marsel Bashimi në korrik 2022 u arrestua bashkë me Bledar Jambellin dhe Kristaq Lecin, si autorë të një ngjarjeje të rëndë me përdorim armësh në Greqi. Jambelli e Leci akuzohen në Shqipëri si autorë të vrasjes së Komisar Artan Cukut.

Latest articles

Related articles