Zemra nuk digjet me flakët, heroi i Gramshit që shpëtoi jetën e një të moshuare

spot_img
Advertisements

Në mes të tymit, flakëve dhe dëshpërimit, një moment njerëzor bëhet simbol i shpresës: oficeri Alfred Zhupani shihet duke mbajtur në krahë një grua të moshuar, duke vrapuar mes flakëve për ta shpëtuar nga rreziku.

Prej tre ditësh, oficeri i Krimeve, me origjinë nga fshati Bletëz i Gramshit, tashmë i shkrumbuar nga zjarri, është kthyer në një nga figurat që mishëron më mirë përkushtimin përtej detyrës. Ai nuk po lufton vetëm si pjesë e strukturave të shtetit, por si bir i kësaj toke që po digjet.

Shtatë fshatra janë shuar nga flakët, por falë guximit të njerëzve si Zhupani dhe dhjetëra kolegëve të tij, asnjë jetë nuk është humbur.

Fotoja e bërë virale nuk është thjesht një pamje e fortë vizuale. Është dëshmi e atyre që, edhe kur kanë çdo arsye për të qëndruar larg rrezikut, zgjedhin të hyjnë brenda ti sepse aty është shtëpia, njerëzit, kujtimet.

Latest articles

Related articles