Prej tre ditësh, televizioni informativ News24 po përballet me ndërprerjen e sinjalit dhe zaptimin e godinës nga Policia e Shtetit, për herë të parë në mbi dy dekada transmetim. Aksioni i 9 gushtit, i zhvilluar pa njoftim paraprak dhe pa vendim gjyqësor, ka bllokuar hyrjen e 230 punonjësve të Focus Media News dhe Panorama Group në ambientet e News24, BalkanWeb dhe Panorama.
Reagime të shumta nga politikanë, gazetarë dhe qytetarë kanë dënuar ndërhyrjen, duke e quajtur akt arbitrar dhe cënim të fjalës së lirë. Sot në orën 12:00, Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë organizoi protestë para godinës së televizionit, me pjesëmarrjen e dhjetëra gazetarëve, figurave publike dhe aktivistëve, në shenjë solidariteti me stafin e News24.