Trump thotë se Melania ka parë fotot e zisë së bukës në Gaza

spot_img
Advertisements

Presidenti amerikan Donald Trump, tha të martën se ai dhe Zonja e Parë Melania Trump janë prekur thellësisht nga imazhet e urisë masive që vijnë nga Gaza.

Trump tha se Melania mendon se kjo që po ndodh është e tmerrshme.

Ai shtoi se ajo sheh të njëjtat fotografi që shohim të gjithë.

“Ajo mendon se është e tmerrshme. Dhe ajo sheh të njëjtat fotografi që shihni ju, që shohim të gjithë ne. Dhe mendoj se të gjithë, përveç nëse janë shumë zemërftohtë, ose më keq se kaq, të çmendur, nuk ka asgjë që mund të thuash përveçse është e tmerrshme kur sheh fëmijët. Ata janë fëmijë, e dini, pavarësisht nëse flasin për urinë apo jo, ata janë fëmijë që vuajnë nga uria”, u tha ai gazetarëve në bordin e Air Force One ndërsa udhëtonte nga Skocia për në Uashington, DC.

Latest articles

Related articles