Partizani ka vendosur ta zhvillojë fazën përgatitore në Ohër. “Panorama Sport” mëson se të kuqtë do të lënë Tiranën ditën e hënë. Partizani do të qëndrojë për 15 ditë në Ohër të Maqedonisë së Veriut. Gjatë kësaj kohe janë programuar edhe tri takime miqësore.
Kjo nuk është hera e parë, që Partizani zhvendoset në Ohër. Te klubi i kuq kishin si opsion edhe fazën përgatitore në Tiranë. Kjo, për shkak të kushteve që ofron kompleksi i Partizanit. Zgjedhja e Ohrit u vendos përfundimisht në ditët e fundit.