Reeker: SHBA nuk do të jetë e angazhuar në Ballkan si 30 vitet e fundit

spot_img
Advertisements

Diplomati amerikan Philip Reeker deklaron se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të angazhohen në Ballkanin Perëndimor si në 30 vjetët e fundit. Reeker ka folur në forumin e “Iniciativës Pupin” në Beograd, transmeton “Danas”.

“Duhet të kuptohet se kjo është një pikë tranzicioni dhe se SHBA-ja nuk do të angazhohet drejtpërdrejt si në 30 vjetët e fundit”, tha ish-ndihmës sekretari i shtetit i SHBA-së.

“Para 30 vjetëve, pas Daytonit, Ballkani dominoi lajmet dhe ishte një pjesë kyçe e politikës së jashtme amerikane”, tha Reeker, por vuri në dukje se “rajoni e konsideron veten shumë më të rëndësishëm nga se është”.

Reeker ka thënë se rajoni është terren “për fuqitë e tjera që të përpiqen ta përhapin ndikimin”.

Ndërkohë George Friedman, themelues dhe president i organizatës “E ardhmja gjeopolitike”, tha se SHBA-ja nuk është përgjegjëse për të gjithë botën.

“Ata nuk po e lënë atë, por po tërhiqen”, tha Friedman

Latest articles

Related articles