Trump: Nuk kemi punë me përhapjen e demokracisë

spot_img

Presidenti Trump ka deklaruar gjatë një fjalimi në Akademinë ushtarake West Point se detyra e Forcave të Armatosura Amerikane nuk është të përhapin “demokracinë” me forcën e armëve nëpër botë apo ‘të transformojnë kultura’.

Sipas tij detyra e Forcave të Armatosura është të ‘dominojnë mbi çdo armik’ dhe të eliminojnë çdo kërcënim për SHBA.

Kjo vjen menjëhere pas deklaratës së Zëvendëspresidenti të Shteteve të Bashkuara të Amerikës JD Vance i cili deklaroi këtë javë se epoka e dominimit të pakontestueshëm të SHBA-së ka mbaruar.

Kjo shënon një tjetër përmbysje radikale në rolin e ri që SHBA-të po marrin në rendin e ri që po krijohet.

Latest articles

Related articles