Kryetari i PD-së, Sali Berisha paralajmëroi antimiting në ditën e Samitit të BE në Tiranë, më datë 16 maj, ora 17:00. I siguroi liderët e Europës që do të vijnë në Tiranë se protesta do të jetë paqësore.
“Ky është fillimi i një beteje që nuk ndalet më. Protesta do të jetë paqësore. Ne garantojmë se nuk do ketë probleme që të cenojnë në shkallën më të vogël sigurinë e dinjitarëve që vijnë, por duam që ata të mësojnë se kanë qenë të ftuar nga një narkodiktator që nuk njeh ligj as moral për votën dhe vullnetin e qytetarëve të tij”, u shpreh Berisha.