Plagosja e 5 personave me armë zjarri në Laç, ndërron jetë te spitali i Traumës 24-vjeçari

spot_img

Ditën e djeshme pas një përplasjeje, pesë persona u plagosën me armë zjarri në Laç. Ata u dërguan menjëherë në spitalin e Traumës në Tiranë. Njëri nga të plagosurit, Geri Bitri 24 vjeç ka ndërruar jetë te spitali i Traumës.

Mes të plagosurve ishte edhe një grua e cila nuk kishte lidhje me sherrin, por ishte duke shitur qiri në rrugën që të çon tek Kisha e Laçit.

Sipas hetimeve, dy grupe të rinjsh janë përplasur duke shtënë me armë kundrejt njëri-tjetrit. Në vendgjarje policia ka gjetur një armë tip pistolete, e cila dyshohet se është përdorur gjatë shkëmbimit të zjarrit. Ndërkohë po vijojnë punët për të zbardhur ngjarjen

Latest articles

Related articles