Aulona Bylykbashi, aktualisht Nënkryetare e Bashkisë Elbasan, ka marrë besimin e Kryeministrit Edi Rama për të qenë pjesë e listës së kandidatëve për deputete në zgjedhjet e 11 majit.
Por duket se zonja Bylykbashi e ka marrë shumë seriozisht këtë garë dhe nuk mund të lejojë asnjë dhe asgjë që t’i cënojë imazhin elektoral… dhe aq më tepër një pemë që “guxon” të konkurrojë me posterin e saj.
Siç edhe mund ta shihni në foton e parë, pema në lulëzim, “ka kryer” një krim elektoral, ka zënë pamjen e posterëve të nënkyretares së bashkisë.

