Dhjetëra agjentë të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) dhe prokurorë specialë të SPAK kanë zbarkuar ditën e sotme në qytetin e Elbasanit.
Raportohet se “blindimi” i Elbasanit vjen për shkak të një monitorimi të rreptë që po i bëhet fushatës zgjedhore në këtë qark nga ana e agjentëve të BKH dhe SPAK, të cilët kanë mbështetjen edhe të OSBE, Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), si edhe Agjencisë së Inteligjencës Financiare.