Kandidati i Koalicionit Euroatlantik në qarkun Lezhë (nr.4) Prel Dedaj bashkë me kolegun kandidatin Kol Nikolli ndaluan në Rubik:
Një takim i përzemërt i kandidatëve të Koalicionit Euroatlantik me banorë të Fshatit Rasfik, të Njësisë Administrative Rubik, Bashkia Mirditë.
Fshati i parë i Mirditës, në ndarjen me Kurbinin, nga rruga e vjetër, afër Milotit.
Në mes të Shqipërisë me një fjalë.
Rrugë e paasfaltuar dhe probleme sociale që të japin idenë që këtu ka ndaluar koha.
Në të vërtetë ka ndaluar vëmendja shtetërore për këta banorë, pasi buxheti i shtetit është për të pasurit…
Njerëz të gënjyer e të zhgënjyer.
Por, sa kohë që ka zhgënjim, do të thotë që ka pasur edhe shpresë.
Është detyra jonë që shpresa e tyre të “pulësojë” sërish, por jo për t’i zhgënjyer, se sa për t’u shërbyer, që ta kuptojnë jovetëm peshën e votës, por dobinë e saj!
Koalicioni ynë ka qëllimin e krijimit të një Shqipërie të jetueshme për të gjithë.



