Nuk denoncuan kapuçzijtë tek ONE, zbardhet dëshmia e rojeve të sigurisë

spot_img

Zbardhet dëshmia e punonjësve që ishin angazhuar me ruajtjen fizike të kompanisë “One Albania”. Para oficerëve të Komisariatit nr.3 në Tiranë, punonjësit e kompanisë “Nazeri 2000” janë marrë në pyetje lidhur me atë që ndodhi mbrëmjen e 25 dhjetorit 2024 dhe arsyen se përse nuk e denoncuan ngjarjen.

“Nuk donin t’i prishnim reputacionin kompanisë, prandaj nuk e denoncuam vjedhjen. Hajdutët qëndruan për disa minuta në dy sallat e mbledhjeve të kompanisë dhe pastaj u larguan,”-kështu mësohet se janë shprehur punonjësit e sigurisë. Kështu, siç shkruan për “OraNews”, gazetari Edison Vatnikaj, për disa prej punonjësve të kompanisë ka nisur edhe një procedim penal.Por përveç tyre po hetohen edhe punonjës të kompanisë “ONE”. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30 të datës 25 dhjetor, ku dy shtetas të maskuar kanë hyrë në ambientet e pikës ‘ONE’ në zonën e Laprakës, duke dëmtuar drynin e derës së pasme.

Incidenti është konstatuar nga punonjësi i sigurisë së brendshme i kësaj kompanie, Gentian Koçi i cili, në deklarimin e tij, ka pohuar se nuk janë marrë sende dhe nuk janë shkaktuar dëme materiale. Punonjësi në fjalë nuk ka njoftuar organet ligjzbatuese, por dyshohet se ka njoftuar vetëm drejtuesin teknik dhe punonjësit e grupit të shoqërisë private të sigurisë fizike që kishte në ruajtje ambientet e kompanisë. Edhe përfaqësues të kompanisë telefonike kanë qenë në dijeni të ngjarjes, por nuk e kanë kallëzuar atë në organet kompetente.

Latest articles

Related articles