Këshilltari për Sigurinë Kombëtare kishte krijuar edhe grupe të tjera bisedash në Signal

spot_img

Ka shkaktuar polemika të shumta publikimi i bisedave në grup në aplikacionin e mesazheve “Signal”, ku zyrtarët të rangut më të lartë në SHBA diskutonin sulmet ushtarake në Jemen. Mes anëtarëve të grupit ishte futur gabimisht edhe kryeredaktori i revistës “The Atlantic”.
Fillimisht gazetari Jeff Goldberg një pjesë të bisedave të zhvilluara në këtë bisedë, por pas pretendimeve të zyrtarëve që morën pjesë në të se nuk ishin diskutuar plane lufte ai vendosi ta bëjë publike të gjithë bisedën.
Në këtë mënyrë ai tha se po u jepte mundësinë qytetarëve të hedhin një “vështrim” se si zyrtarët amerikanë i trajtojnë këto “çështje të ndjeshme” dhe faktorët që i japin formë vendimeve të tyre.

Në një koment në bisedë Mike Waltz, këshilltari për Sigurinë Kombëtare, thotë se kemi biseduar në në chat tjetër për këtë çështje, duke nënkuptuar se ka grupe të tjera për çështje të tjera të kabinetit që flisnin në Signal dhe jo në komunikime zyrtare sekrete.

Latest articles

Related articles