Komisionerja për Zgjerim në BE Marta Kos duket se nuk e përkrah nismën për anëtarësim në union pa të drejtë vetoje, e artikuluar së fundmi si iniciativë e përbashkët e kryeministrit Edi Rama dhe Presidentit serb Aleksandër Vuçiç. Në një bisedë me “Atlantic Council”, ajo theksoi se vendet duhet të jenë anëtare të plota të BE-së, raporton A2CNN.
“Nuk ka anëtarësim “light”. Ose je anëtar dhe atëherë i merr të gjitha të drejtat. Ose nuk je anëtar dhe nuk i merr të drejtat. Por sigurisht, e kuptoj këtë letër nga z.Vuçiç dhe z.Rama, në kuptimin që nëse BE-ja do të ketë probleme, e dini, për të vazhduar me procesin e zgjerimit, ata do të ishin të kënaqur me diçka më pak”, tha Kos.



