Bashkë në skenë dhe në jetë: Çifti Rajmonda e Naum Shundi: Dashuria si kushti i pashmangshëm

spot_img

Për dashurinë në skenë dhe në jetë, kush më mirë se çifti i artistëve Rajmonda dhe Naum Shundi mund të flasë për këtë temë.

Ata ishin të ftuar në “MCN Informacion”, ku ndanë episode nga fillimet e tyre dhe njohjen e parë në skenë, si dhe angazhimin në një profesion të përbashkët që pasoi me dashurinë për artin.

Naum Shundi:

Është një kusht i padiskutueshëm që asnjë lloj arti nuk mund të bëhet pa dashuri. Të bësh art nuk është një punë që mund ta bësh me zor. O e bën, ose nuk e bën. Kushti kryesor për të bërë art është dashuria, dashuria për artin, dhe aq më tepër kur në krah ke një dashuri tjetër njerëzore, siç është zonja ime.

E rëndësishme është që çdo gjë ka filluar bukur, ka vazhduar bukur dhe akoma sot vazhdojmë të ecim shumë bukur. Sa më shumë kohë kalojmë, aq më shumë njohim njëri-tjetrin, aq më shumë lidhemi dhe më shumë duhemi. Bashkëpunimi është i pazëvendësueshëm në teatër.

Teatri është një art që bëhet vetëm me bashkëpunim. Pa këtë, nuk mund të bëhet. E në këtë rast, partneri im është dikush që më ndihmon thjesht duke më parë me dashuri.”

Rajmonda Shundi:

Kur kam njohur Naumin, sapo kisha mbaruar Akademinë e Arteve dhe ishte roli im i parë në shfaqjen ‘Në katin e dytë është parajsa’.

Aty e gjeta parajsën time, dashurinë time. Jo vetëm që Naumi ishte partneri im në skenë, por ai ishte ai që më ndihmoi të hyja në botën e aktrimit. Dhe në këtë botë, ai më ndihmoi të kaloja fazën e parë dhe të perfeksionohem si aktore.

Në këtë proces, ndihma e tij ishte thelbësore për mua. Puna jonë ka nevojë për një partneritet të fortë, dhe kjo është diçka që nuk gjen shpesh, sidomos në profesionin tonë.

Ndaj, kur ke një bashkëshort si partner, përvojat bëhen më të bukura, më të thella, dhe rritemi së bashku.

Çifti Shundi, duke qenë edhe pronarë të teatrit të tyre privat, janë duke përgatitur projektin “Festivali i Monodramës Falas Shqip”.

Ky festival do të ketë fokus vetëm shfaqjet shqiptare dhe është një sfidë për të përfshirë veprat që tregojnë pasurinë e kulturës dhe identitetit shqiptar.

Rajmonda Shundi:

Ky projekt ka qenë një ide që e kam pasur që kur krijuam teatrin tonë.

Teatri ynë është i vogël, por e pret shumë bukur monodramën dhe veprat me 2-3 personazhe. Doja gjithmonë të organizonim një festival në teatrin tonë, dhe tani është hera e parë që kemi marrë financimin nga Ministria e Kulturës, me qëllimin e mirë që të përthithim vetëm veprat shqiptare.

Ky festival do të zgjasë shtatë ditë dhe në ditën e fundit do të mbajmë ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve në Teatrin Kombëtar.

Naum Shundi:

E kemi shumë përvojë në organizimin e festivaleve, jo vetëm të nivelit kombëtar, por edhe ndërkombëtar. Kemi marrë pjesë në festivale rajonale dhe evropiane, prandaj nuk është diçka e re për ne. E rëndësishme për këtë festival është që do të jemi të fokusuar në cilësinë e shfaqjeve që do të marrin pjesë. Ne nuk do të bëjmë thjesht për të bërë qejfin dikujt, por do të synojmë nivelin e lartë të performancës dhe të organizimit, për t’u treguar të gjithëve se jemi të aftë të menaxhojmë një ngjarje të tillë me sukses.

Mënyrën se si organizohet një festival falë eksperiencës, sonë, nuk besoj se do te jetë e vështirë, ajo që duhet synuar është kualiteti i shfaqjeve që do të marrin pjesë enë këtë festival dhe barra kryesor i bie përzgjedhjes dhe do të përpiqemi të mos jemi në këtë rast thjesht ti bëjmë qejfin këtij apo atij. Nuk ka në teatër shok dhe mik, në teatër ka të zot dhe të pazot, të aftë dhe të paaftë. Do përpiqemi të tregohemi të lartësinë e zotësinë që pretendojmë që e kemi.

Latest articles

Related articles