The Economist: Protestat në Shqipëri mund të shënojnë fillimin e fundit të Ramës

spot_img
Advertisements


Revista britanike “TheEconomist” i ka kushtuar një analizë protestave që kanë përfshirë Shqipërinë dhe vende të tjera europiane, duke vënë në dukje se lëvizja kundër qeverisë së Edi Ramës ka shkaqe të ndryshme nga demonstratat në vendet e tjera.

Sipas revistës, protestat kundër kryeministrit shqiptar nisën më 31 maj dhe për muaj të tërë mbetën paqësore. Ato u nxitën fillimisht nga plani i Jared Kushner, dhëndrit të presidentit amerikan Donald Trump, për ndërtimin e një resorti bregdetar në një zonë të mbrojtur natyrore, duke marrë emrin “Revolucioni i Flamingove”.

Megjithatë, Economist shkruan se prej 13 tetorit një pjesë e lëvizjes ka përdorur dhunën, duke sulmuar ministri, gjykata, banka dhe biznese.

Revista vlerëson se pakënaqësia shkon përtej çështjes së projekteve turistike. Pavarësisht rritjes ekonomike të viteve të fundit, Shqipëria mbetet ndër vendet më të varfra të Europës dhe përballet me nivele të larta korrupsioni.

Sipas analizës, Rama ka akuzuar Rusinë dhe Iranin për nxitjen e trazirave, ndërsa ka refuzuar të japë dorëheqjen dhe ka premtuar shpërblime për policinë me synimin për të rikthyer kontrollin në rrugë.

Një akademik shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet publik për shkak të frikës nga hakmarrja, i tha revistës se protestuesit mund të kenë gabuar duke menduar se do ta detyronin kryeministrin të largohej. Megjithatë, sipas tij, reagimi i ashpër i Ramës ka dëmtuar legjitimitetin e tij.

“ Nuk mendoj se ka më kthim pas nga kjo”, citohet të ketë thënë akademiku.

Në përfundim, Economist ngre mundësinë që trazirat e kësaj jave të shënojnë fillimin e fundit politik të Ramës. Revista i lidh protestat në Shqipëri, Francë, Itali dhe vende të tjera me pakënaqësinë e qytetarëve ndaj qeverive, të cilat, për shkak të korrupsionit ose kufizimeve financiare, nuk arrijnë të përmbushin pritshmëritë e tyre

spot_img

Latest articles

Related articles