Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një komunikim online në rrjetet sociale lidhur me protestat e dhunshme. Sipas tij dhuna nuk mund të relativizohet apo justifikohet. Ai bëri edhe një skaner të personave që sipas tij janë përfshirë në protestë që sipas tij janë me precedentë penalë.
“Në protestat e javës së fundit, u bënë bashkë që të dyja, nga njëra anë liria për të protestuar si një e drejtë dhe nga ana tjetër dhuna si një krim që u relativizua dhe u glorifikua në ekranet e korruptuara mediatike.
Pa pushim, orë e çast Shqipëria e shqiptarët panë me ankth se si terrori mori peng që të gjithë dhe u mbingarkuan me idenë e rreme se studentët u vunë nën dhunën policore. Një përmbysje dramatike, manipuluese e një realiteti krejt tjetër. Kam ndarë raportet e policëve të plagosur dhe të protestuesve” tha ai.



