Në ditën e katërt, Kryeministri Edi Rama ka përsëritur ftesën për dialog për protestuesit. Këtë mëngjes Rama ka vendosur ftesat në ulëset e betonit përpara Kryeministrisë duke bërë thirrje që të ulen. Ai tha se është i gatshëm të ulet me ata që besojnë.
“Do të përgjigjet ligjërisht, do të përgjigjet penalisht, do të përgjigjet sipas shkallës së shkeljes së bërë, sipas shkallës së keqkuptimit të madh” – Rama.
Keqkuptimi i madh ky që të mendosh se mund t’i imponohesh një populli të tërë, mund t’i imponohesh një komuniteti të tërë, mund t’i imponohesh familjeve të zakonshme të këtij vendi që duan të shkojnë në punë me gjuhën e gurit dhe të zjarrit.



