Basha kritika deputetëve të opozitës: Pas pazarit, rrinë si qengja para Ramës

spot_img
Advertisements

Kryetari i Partisë Demokratike zyrtare, Lulzim Basha nga Dibra përsërit edhe njëherë qëndrimin e tij, se mes PS dhe Rithemelimit u bë një pazar. Ai mbylli çdo derë bashkëpunimi me ta, duke thënë se “nuk na bashkon asgjë për aq kohë sa bëjnë pazare”.

Basha: Ajo që pritet është një marrëveshje pazar dhe se është prodhuar një fabul e tërë se revolucioni do të shporrë këtë qeveri. Qeveria ka kaluar që t’i kalojë ligjet sa hapë e mbyll sytë. Pse u dorëzua flamuri i revolucionit? Sot ata që e rrëzuan revolucionin i kanë sytë përdhe. Pse nuk shohin ata po i mbajnë sytë përdhe? Ata duhet të tregojnë se si u katandis kokoshi me një thelë. Kërkuan revolucion. Sot po rrinë si qingja përballë Edi Ramës me shpresën se ky pazar do t’i mbajë në karrigen e radhës. Pazari i tyre kaq paska qenë. Nsaj kam një thirrje për bashkim. Shpresa e vetme për rrotacion është këtu, është Partia Demokratike e Shqipërisë. Nuk ka ndryshuar asnjë germë në qëndrimet e saj.

Po ashtu Basha iu drejtua me nje thirrje PS dhe Rithemelimit: “Thuajeni hapur jeni apo jo që deputetët ti zgjedh populli me lista të hapura?!”

Sot e kanë të pamundur ta shpjegojnë se pse për 6 muaj ndezën flakadanët e revolucionit dhe penguan opozitën në misionin e saj, ndërsa sot rrinë si qengja përballë Edi Ramës, me shpresën se ky pazar do t’i katapultojë apo do ti mbajë të ngërthyer në karriget e radhës. I nxjerr zbuluar se pazari i tyre kaq ka qenë për veten e tyre, për fatin e tyre. Sa kohë që këtë kanë ndërmend nuk na bashkon gjë me ta. Përkundrazi ky është një moment qartësie për këdo, edhe për ata që i ndoqën për një kohë jo të shkurtër, që këta nuk e kanë për ju, por e kanë për veten e tyre. Jo vetëm nuk përbejnë një garanci për të nesërmen, por janë një pengesë për ne në betejën tonë për të larguar Edi Ramën dhe qeverinë e tij. Gjerat janë të qarta”, tha Basha

Latest articles

Related articles