Basha: Nga të përndjekurit tek pronarët, nga fermerët tek biznesi në Programin e PD

spot_img
Advertisements

Kreu i PD-së, Lulzim Basha ka hapur punimet e degës së Vlorës.

Basha: PD do të vij me alternativë dhe alternativë do të thotë program. Dhe program do të thotë që çdo shtresë shoqërore dhe çdo grup interesi, PD të ketë një analizë të qartë që do dalë nga prekja e terrenit, për fermerin, për peshkatarin, për biznesin e vogël dhe të mesëm apo për eksportuesin, për fasonët që vazhdojnë të mbyllen e deri tek sektori I energjisë. Tek pensionistët që janë humbësit e mëdhenj të kësaj skeme false dhe abuzive, deri tek rinia që është shpresa dhe e ardhmja e çdo familjeje dhe është shpresa dhe e ardhmja e vendit. Tek të përndjekurit dhe pronarët. Të gjitha këto shtresa duhet të gjejnë zgjidhjet reale në progamin e Partisë Demokratike. Ky program fal punës së jashtëzkonshme të ekspertëve më të mirë vendas, me asistencën dhe kontrubutin e atyre që na kanë qëndruar pranë të ekspertëve perëndimorë, tashmë është gati. Ajo që na pret pas konstituimit të plotë, të organizimit të plotë të degëve, një debat i brendshëm për t’i vënë pikat mbi i dhe menjëherë lançimi i këtij programi me të gjitha shtresat e shoqërisë.

spot_img

Latest articles

Related articles