Ka nisur mbledhja e Këshillit të Mandateve për shqyrtimin e kërkesës së SPAK për heqjen e imunitetit të Sali Berishës.
Në këtë mbledhje janë përfaqësues të prokurorisë Enkeleda Millonai dhe Arben Kraja si dhe përfaqësues me prokurë të Sali Berishës, avokatët Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi.
Ndërkohë nga opozita i pranishëm është vetëm Enkelejd Alibeaj, ndërsa Sali Berisha ka refuzuar të marrë pjesë.
Nga mazhoranca janë të pranishëm Bledi Çuçi, Arben Pëllumbi, Ermonela Felaj si dhe Klotilda Bushku.



