Policia italiane gjurmon 4 hajdutët shqiptarë, dy i kap, dy i ikin (EMRAT)

spot_img
Advertisements

Dy hajdutë shqiptarë kanë rënë në prangat e policisë italiane në qytetin e Bergamos.

Ka qenë veprimi i shpejtë i një banori, i cili i vuri re shqiptarët teksa grabitën një vilë dhe u larguan nga ballkoni. Ai mbajti shënim targën e makinës tip “Golf” dhe e raportoi te policia.

Kur karabinierët ndaluan makinën, ata i hodhën prangat 2 nga 4 shqiptarëve që kishin marrë pjesë në grabitje. Ata janë Idriz Jushi dhe Edison Filopati, të dy 33-vjeç.

Në makinë u gjetën mjete të ndryshme që përdoreshin për grabitjen e banesave ndërsa makina që përdornin rezultoi me targa false dhe e vjedhur rreth 3 muaj më parë.

Policia italiane thotë se po punon për identifikimin dhe kapjen e dy shqiptarëve të tjerë.

spot_img

Latest articles

Related articles