Gazetari, Lavdrim Lita ishte i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News ku u diskutua për zhvillimet e fundit politike në vend ku Berisha paralajmëroi protesta nga ana e opozitës. Lita u shpreh se protestat dhe mosbindja civile mund të jenë një lajm për t’ju mbivendosur lajmit të fjalimit të Argita Malltezit në Kuvendin e PD.
‘’A mos është kjo një lajm për tju mbivendosur lajmit sensacional që prodhoi Kuvendi me fjalimin e Argita Malltezi Berisha, pra rikthimi i Berishës, foli vajza foli babi dhe për të zhvendosur këtë lajm?
A mos është kjo mosbindja civile njësoj si revolucioet që kemi parë para zgjedhjeve lokale.
A janë komisionet hetimore strumbullari i protestës më Kuvend. Se këta edhe një komision të suksesshëm e votuan kundër?
Dash Sula ka votuar pro komisionit hetimor të Tabakut.
Kolegët në PD të Dash Sulës votuan kundër duke bashkuar votat me Edi Ramën. Nuk janë komisonet hetimore strumbullari i asaj krize në parlament’’, tha ndër të tjera Lita.



