Gazetari Lavdrim Lita ishte këtë të mërkurë i ftuar në “Now me Elra Mëhillin” në Euronews Albania ku ka debatuar me deputetin e Partisë Demokratike Luan Baçi.
Shkak është bërë pasi prej kohësh deputetët e opozitës e kanë kthyer sallën e Parlamentit në një sallë proteste. E ndërsa opozitarët vazhdojnë aksionin në parlement, mazhoranca vazhdon të miratojë ligje në seancat të cilat zgjasin pak për shkak të tymueseve.
Lita i tha në emisiion Baçit, se kjo situatë ishte “parashikuar” nga ish-ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, e cila më herët u kishte thënë deputetëve të opozitës “të mos i vënë flakën parlamentit”, kjo gjë sipas Litës tashmë ka ndodhur dhe ata janë kthyer në “zjarrvënës”
- Advertisement –
“Luan juve ua ka thënë Yuri Kim në 3 prill të 2023, do jeni zjarrvënës me shkrepëse në dorë. Ja ku jeni, i keni vënë zjarrin Parlamentit. Ju keni shkrepësen në dorë dhe i keni vënë flakën parlamentit, donit ta bënit në Prill e bëtë tani. Jeni zjarrvënës”,-tha Lavdrim Lita, ndërkohë që Luan Baçi po thoshte se aksioni opozitar do të vazhdojë për sa kohë që të drejtat e deputetëve nuk respektohen.



