“Berisha ka frikë, prandaj fshihet”, Spartak Ngjela komenton lëvizjet e SPAK

spot_img
Advertisements


Avokati Spartak Ngjela tha këtë të enjte në Euronews Albania se ligjërisht në Shqipëri lejohet dënimi në mungesë, pra sipas tij Sali Berisha, shkon apo nuk shkon në gjykatë ai sërish mund të gjykohet ndërsa mungesa është në disfavorin e tij.

Ai tha se nëse nuk shkon në gjykatë ai humb mundësinë të mbrohet.

“Sot dënohesh në mungesë. Mosvajtja atje, është në disfavorin tënd. Pa qenë prezentë nuk mbrohesh dot. Po të mos shkosh në gjyq, ke frikë. Në Shqipëri është i lejuar gjykimi në mungesë, mjafton të vërtetohet se ai është i lajmëruar.

Ata e kanë lajmëruar botërisht. Ka një aksion në jurispondencë, një fakt i njohur botërisht nuk ka nevojë të provohet”, tha avokati Ngjela. Ai shtoi se nëse Berisha nuk do paraqitet, gjykata mund ta dënojë dhe ta çoj në burg.

spot_img

Latest articles

Related articles