Papa Françesku shkarkon peshkopin amerikan

spot_img
Advertisements

Papa Françesku ka shkarkuar nga detyra një figurë të lartë të kishës katolike në SHBA. Vendimi erdhi pasi Ati i Shenjtë dërgoi dy peshkopë amerikanë për të vizituar dioqezën e Teksasit të Strickland në qershor.

“Ati i Shenjtë ka liruar nga qeverisja baritore e dioqezës së Tyler (SHBA) Joseph E. Strickland,” tha Vatikani në një deklaratë.

Selia e Shenjtë njoftoi se peshkopi i Austin, Joe Vasquez, ishte emëruar si administrator apostolik i dioqezës, por nuk dha detaje të mëtejshme.

Komentuesit thonë se është jashtëzakonisht e rrallë që një peshkop të lirohet direkt nga përgjegjësitë e tij, në vend që të inkurajohet — ose t’i thuhet — të japë dorëheqjen.

Në një blog të postuar në faqen e tij të internetit në shtator, Strickland adresoi thashethemet se ai po inkurajohej nga Vatikani të jepte dorëheqjen.

“Unë nuk mund të jap dorëheqjen si peshkop i Tyler-it, sepse kjo do të ishte që unë të braktisja kopenë”, tha ai.

“Unë kam thënë gjithashtu se do të respektoj autoritetin e Papa Françeskut nëse ai më largon nga detyra si peshkop i Tyler-it”.

Strickland nuk e ka komentuar vendimin e Atit të Shënjtë, i njoftuar në Europë ndërsa në SHBA ishin orët e paratë mëngjesit.

Vatikani nuk ka dhënë detaje mbi arsyet e vizitës së dy peshkopëve në SHBA në verë apo çfarë përfundimesh u arritën.

Strickland shkroi se dy peshkopët kishin kaluar një javë duke kryer intervista — duke përfshirë edhe me të — për gjendjen e dioqezës.

Peshkopi i Teksasit, i emëruar nga ish-papa Benedikti XVI në vitin 2012, ishte një nga kritikët më të shquar të Papa Françeskut.

Papa argjentinas, 86 vjeç, ka kërkuar të krijojë një kishë më të dhembshur, të hapur ndaj pikëpamjeve të ndryshme.

Por ai është përballur me kundërshtime të forta nga kritikët – veçanërisht në Shtetet e Bashkuara – të cilët e akuzojnë atë se ka shkaktuar konfuzion te besimtarët e krishterë.

spot_img

Latest articles

Related articles