Ish-drejtori i CIA-s: Hamas duhet të shkatërrohet, nuk bën negociata

spot_img
Advertisements


Ish-drejtori i CIA-s, David Petreaus ka folur lidhur me luftën Izrael- Palestinë.

Në një intervistë për Euronews ai tha se bie dakord me lidershipin e Izraelit se Hamas duhet të shkatërrohet.

Sipas Petreaus ata nuk janë në gjendje për të bërë negociata e as për t’u pajtuar.

“Ajo që duket e qartë është se shpërqendrimi nga Hamas pasi Izraeli i kishte krijuar kushtet me forcë ajrore dhe me drone, duhet të shkonin shtëpi më shtëpi në përpjekje për të shkatërruar një armik. Unë bie dakord me lidershipin e Izraelit se Hamas duhet të shkatërrohet. Ky është një grup ekstremist, nuk janë në gjendje për të bërë negociata e as për t’u pajtuar. Ata duhet të shkatërrohen. Izraeli ka diçka të tillë për qëllim. Megjithatë unë mendoj se do ishte mirë nëse Izraeli do të shpallte planin postë konfliktit në mënyrë që duhet të marrë nën kontroll qeverisjen e Gazës. Kjo luftë ka marrë jetë njerëzish të pafajshëm”-tha ai.

spot_img

Latest articles

Related articles