Kryeministrja e Finlandës Sanna Marin ka njoftuar se ajo dhe bashkëshorti i saj, Markus Raikkonen do të divorcohen.
Dyshja e postuan lajmin, veçmas, në llogaritë e tyre në Instagram pasditen e së mërkurës.
“Ne kemi bërë kërkesë për divorc së bashku. Jemi mirënjohës për 19 vite së bashku dhe për vajzën tonë të dashur”, shkroi kryeministrja.
Çifti thotë se ata mbeten miq të mirë dhe “do të vazhdojnë të kalojnë kohë së bashku si familje dhe me njëri-tjetrin”.
Marin dhe Raikkonen u martuan në gusht 2020 dhe kanë së bashku një vajzë 5-vjeçare. Dasma, në rezidencën zyrtare të kryeministres në Helsinki erdhi si një surprizë gjatë bllokimit anti-COVID në Finlandë.
Megjithatë, jeta e saj private u bë kryefjalë në verën e kaluar 2022, kur video e Marin duke kërcyer ngushtë me një muzikant finlandez u bë virale. Në një moment ai duket se u përkul dhe e puthi në qafë, por Marin e hodhi poshtë incidentin, duke thënë se ajo nuk kishte bërë asgjë të papërshtatshme.
Marin u lirua zyrtarisht nga çdo akuzë në një hetim, pas një sërë ankesash për sjelljen e saj dhe pasi mori një test droge, i cili doli negativ.