5 deputetë kanë lënë mandatin e deputetit për të garuar si kryetar Bashkie në zgjedhjet e 14 maji. Luçiano Boçi pritet të zëvendësohet nga Qani Xhafa.
Belind Këlliçi do të zëvendësohet nga Asllan Dogjani. Zef Hila që kandidon në Vaun e Dejës për Rithemelimin, zëvendësohet nga Ludovik Hasani.
Nga mazhoranca Benet Beci që garon në Shkodër zëvendësohet nga Ilir Beqaj, por ish ministri ka refuzuar mandatin.
Emri pasardhës është Frrok Gjini, i cili është edhe kunati i Nard Ndokës.
Besjan Ajazi kandidon në Gramsh dhe mandati i deputetit i kalon Shkëlqim Bullarit.