Sekretarja e Përgjithshme e OSBE sot në Tiranë

Sekretarja e Përgjithshme e OSBE-së, Helga Maria Schmid, vjen sot në Tiranë në kuadër të një vizite zyrtare ku pritet të takohet me krerët më të lartë të shtetit.

Sekretarja e Përgjithshme do të takohet me Presidentin Bajram Begaj, Kryeministrin Edi Rama, ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka dhe me Kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Pas takimit me ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, Sekretarja e Përgjithshme, Schmid dhe ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Xhaçka do të japin një deklaratë për mediet, në mjediset e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme.

Gjithashtu, ajo do të ketë një takim me deputetë, përfshirë përfaqësuese të Aleancës së Grave Deputete, si edhe me përfaqësues të shoqërisë civile.

Schmid do të takohet me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Guido De Sanctis dhe ekipin e tij.

Latest articles

Related articles