Nga Selim Kurti
_______________
Futurologjia eshte eshte nje fushe hulumtimi qe ka si qellim parashikimin e arritjeve te ardhshme ne fushen e teknologjise (me te gjitha pasojat perkatese), duke u nisur nga hipoteza se ekziston nje konstante e ndryshimeve qe do te ndodhin, te cilet mund te simulohen, permes modelesh matematike dhe teknikave prababilistike, ne kompujuter.
Futurologet, pra levruesit e futurologjise, parashikojne se, brenda pak viteve, njeriu do te behet i pavdekshem.
Fale revolucioneve ne gjenetike, robotikë e nanoteknologji.
Teknologjia gjenetike, sipas tyre, do te na jape mundesine ta mbajme te gjalle trupin e njeriut, per nje kohe te pacaktuar, te zmbrapsim plakjen, te kurojme kancerin, semundjet e zemres dhe organeve te tjera.
Brenda vitit 2030, “llogarisin” ata, do te jete e mundur ta zgjasim jeten njerezore me nje vit, ne çdo vit kalendarik.
Nje nga temat e preferuara te futurologeve, perveç perjetesise, eshte edhe inteligjenca artificiale. Ata parashikojne mberritjen e posthumanëve (pasnjerezve), qenie artificiale shume te perparuara, me te cilet do te duhet te bashkejetojme per nja nje milione vjet.
Ne futurologji haset nje term qe perdoret si “kryefjale”: Singulariteti.
Singulariteti shenon kohen kur kapaciteti i te kuptuarit dhe parashikuarit te njerezve do te tejkalohet nga inteligjenca artificiale.
Jo parashikime ne tym, siç ndodh me astrologet (edhe ne kuptimin e fallxhorëve), por edhe afate kohore: sipas futurologeve, singulariteti – qe do t’i shnderroje thellesisht e pakthyeshmerisht aftesite njerezore – do te ndodhe ne vitin 2045!
Ne epoken e singularitetit, jeta njerezore do te ndryshoje thelbesisht, nderkohe qe do te tejkalohen limitet e trupit tone.
Kur inteligjenca jobiologjike te marre “timonin e drejtimit”, do te ndodhin ndryshime radikale ne menyren se si mesojme, se si punojme, luajme, apo bejme luftera.
Nanorobotet do te na lejojne te hame, por jo te dhjamosemi, te mposhtim infeksionet e semundjet, te nderrojme organet tona biologjike dhe te permiresojme kapacitetin e trurit.
Praktikisht do te konvertohemi ne “cyborg-ë” (hibridë njeri-makinë)!
“Lum kush të rronjë!”