Nga gjashtë hyrjet e reja, Antoneta ka trazuar shtëpinë ditët e fundit. Ndoshta jo për mirë, por e ka arritur këtë gjë. Olta u shpreh se e sheh si lojtare të fortë, pavarësisht se ajo është futur me “shpatë” në dorë.
Reagimet e saj dhe përfshirja në disa debate, ka bërë që shumë banorë t’i kthehen kundër. Teksa po bisedonte në oborr me Qetsorin dhe Fotininë, Olta tha se Antoneta ka ardhur me frymën për të ndryshuar shtëpinë, por sipas saj, loja nuk funksionin në këtë mënyrë.
Fotini nga ana tjetër, u shpreh se kur Antonetës i bën një vërejtje apo debaton për diçka, asaj i mbetet qejfi shumë shpejt dhe ndonjëherë bisedat i lë përgjysmë.