Bie në pranga në Dubai vëllai i Mir Pepës: Aleks Pepaj, koka financiare e grupit

spot_img
Advertisements

Aleks Pepaj, 38 vjeç, vëllai i Jetmir “Mir” Pepës dhe sipas SPAK njeriu që drejtonte nga Dubai mbledhjen e parave për grupin Pepa, është kapur sot në Emiratet e Bashkuara Arabe. Operacioni “The Wanted” i Interpolit Tiranë, në bashkëpunim me homologët në Abu Dhabi, finalizoi arrestimin e tij bashkë me katër shtetas të tjerë shqiptarë të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria e Posaçme.

Kapja e Aleks Pepajt përbën goditjen e dytë të rëndë ndaj familjes Pepa brenda gjashtë javësh. Më 15 prill 2026, SPAK firmosi 11 urdhër-arreste me vendimin nr. 20 të GJKKO-së mbi kërkesën e prokurorit Alfred Shehu. Atë ditë në Tiranë ra në pranga vëllai më i madh, Lulzim Pepa 52 vjeç, ndërsa Aleksi dhe Jetmiri arritën të mbeteshin në arrati.

spot_img

Latest articles

Related articles