Sot luhen super ndeshjet e Ligës së Evropës, zbresin në fushë Man Utd, Arsenali, Juve e Roma

Nata e Ligës së Evropës, zbresin në fushë Man Utd, Arsenali, Juve e Roma.

Pas Ligës së Kampionëve, sonte është nata e Ligës së Evropës.

Skuadrat e njohura evropiane do të zbresin në fushën e blertë për të luajtur në të tetën e finales së garës së dytë më të rëndësishme të futbollit evropian.

Juventusi do të ketë punë me Freiburgun, i cili po e kalon një sezon fantastik, shkruan “Gazeta Express”.

Pra, “Zonja e Vjetër” s’do të ketë aspak punë të lehtë ndaj ekipit gjerman.

Manchester United do të mundohet ta harrojë debaklin që e pësoi nga Liverpooli në fundjavë për t’u këndellur në Evropë.

“Djajtë e Kuq” do ta presin sonte në “Old Trafford” ekipin spanjoll, Real Betis, ndaj të cilit synojnë fitore solide, për të qenë më të qetë në lojën e kthimit në Spanjë.

E liderin e Premierligës, Arsenal e pret një punë e vështirë sonte.

Granit Xhaka me shokë do ta vizitojnë Sportingun në Lisbonë.

Ekipi i Mikel Artetas do të mundohet të nxjerrë rezultat sa më të favorshëm në Portugali para lojës së kthimit në “Emirates Stadium”.

E në këtë fazë do të luajë edhe Roma, e cila do të ketë punë me Real Sociedadin, shkruan Gazeta Express.

Një sfidë tjetër interesante pritet të jetë edhe ajo mes Sevillës me Fenerbahçen.

Ndeshjet e para të së tetës së finales do të luhen sonte në dy termine, disa nga ora 18:45 e të tjerat nga ora 21:00.

Latest articles

Related articles